Sizifi - Wikipedia Sizifi Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë Jump to navigation Jump to search Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. Ju lutem ndihmoni në përmirësimin e këtij artikulli duke shtuar burime duke e bërë artikullin të besueshëm. Materialet e pacituara mund të nominohen dhe më pas të fshihen. Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. Sizifi (greqisht: Σίσυφος, Latin: Sisyphus) - i biri Eolit, stërgjyshit të eolëve, themelues dhe mbret i parë i Korintit, më i mençuri dhe më dinaku prej të gjithë njerëzve. Për jetën e tij dimë shumë pak, por më tepër dimë mbi vdekjen e tij. Në të vërtetë, nuk ka qenë variantë e Gilgameshit babilonas i cili e dëshironte pavdekshmërinë. Megjithatë, nuk ka dashur të vdesë. Për diç të tillë kishte shumë arsye, sepse vdekja e tij është dashur të jetë dënim që e ka parë Zeusin, zotin suprem në momentin kur Azopit, zotit të lumit, ia vodhi, të bijen, Eginën dhe se për këtë nuk ka heshtur. Kur vjen zoti i zi i vdekjes Tanati për ta marrë, në mënyrë të zhdërvjelltë i rrëshqet prej duarve, e lidh dhe e mbyll në fuqinë e metalt (sipas versionit tjetër në bodrum). Kjo pati pasoja të papashme: njerëzit më nuk vdisnin dhe nuk u ofronin zotërave flijime, kuptohet, sepse nuk u frikësoheshin. Me këte në themel është lëkundur rendi mbi të cilin qëndronte vetë ekzistenca e zotërave. Prandaj Zeusi e dërgoi në botë Aresin, zotin e luftës për ta shpëtuar Tanatin. Tanati pastaj e zë shpirtin e Sizifit dhe menjëherë e çon në botën nëntokësore. Sizifi ka ditur të gjendet në çdo situatë dhe çdo gjë e ka menduar më parë. Me largëpamësi i urdhëroi bashkëshortes së vet, Meropes, që me rastin e vdekjes së tij mos t'iu ofrojë zotërave flijime. Sundimtari i botës nëntokësore Hadi dhe bashkëshortja e tij Perzefona, më kot i pritnin dhuratat e caktuara dhe për këtë arsye urdhëruan që Sizifin ta sjellin para tyre. Sizifi u thotë se punën menjëherë do ta rregullojë, vetëm se ta lëshojnë për një moment që të shkojë në botën nëntokësore. Do të shkojë te bashkëshortja e vet dhe me një seriozitet do ta përkujtoj në detyrat e saja, sepse, siç mendon ajo në vete, i ofendon zotërat, e tjerë. Hadi u bind nga gojtaria e Sizifit, ndërsa Sizifi i humbi edhe mbresat e fundit të respektit para mençurisë dhe luciditetit të hyjnive. Mbeti i qetë në Korint dhe e shijonte jetën siç ka ditur më mire. Hadi, i zemruar, sërish e çoi Tanatin pas tij. Zoti i vdekjes e priti rastin kur pa se një pije iu dobësua të gjykuarit e Sizifit dhe atëherë në mënyrë të pamëshirshme ia kap dhe ia rrëmbeu shpirtin. Këtë herë Sizifi më nuk ka dalë nga bota nëntokësore. Pasi që ekzistonte rreziku që shembulli i Sizifit t'u shërbejë njerëzve për të dyshuar në gjithëdijshmërinë dhe autoritetin e zotërave, Hadi e dënoi në mënyrë shembullore: që përjetë ta rrokullisë gurin në kodër të lartë, i cili në maje do të rrëshqasë për herë nga dora dhe tërë veprimin do ta filloj sërish. Kjo nuk është vetëm punë e rëndë, por edhe punë pa kurrfarë qëllimi që e bënë të marrë pa kufi. Vetëdija se në këtë nuk do t'i ndihmojë kurrfarë dinakërie e mundon Sizifin njësoj sikur se edhe dëshpërimi i tij. Puna e Sizifit është bërë fjalë e urtë edhe sot dhe do të na vinte mirë sikur ta njihnim vetëm nga mitet e antikës. Duhet vetëm të përkuojtojmë Mitin për Sizifin të Albert Camus (Albert Kamy) të vitit 1942, tregimin Sizifi dhe vdekja të Robert Merleyut. Me emrin e Sizifit, për herë të parë, ndeshemi në Odisenë e Homerit. Në skenë e kanë sjellë Eskili dhe Euripidi në dramat Sizifi. Nga koha e re dimë për një numër të pikturave, në mesin e tyre edhe Sizifin e Ticianit, e viteve 1550, sot në Prado të Madridit. Nga antika na është ruajtur vetëm një pikturë me figurën e Sizifit dhe ajo rreth viti 420, para e.s. Këtu paraqitet si njëri prej shumë musafirëve në Darsmë e Laertit dhe të Antikleut (sot në Antikvarin e Mynihut). Dy skulptura të tija helenistike gjenden në Muzeun e Delfeve. Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Sizifi&oldid=1844041" Kategoritë: Articles lacking sources All articles lacking sources Faqe pa burim informacioni Për përmirësim Mbretër Mitologjia greke Menyja e navigimit Mjete vetjake Nuk keni hyrë brenda Diskutimi Kontribute Krijo llogari Hyr Hapësirat e emrit Artikulli Diskutim Variantat Shikime Lexo Redakto Redakto nëpërmjet kodit Shiko historikun Më shumë Kërko Navigimi Mirë se vini! Rregullat Kryesore Faqet Ndihmëse Projektet Artikuj të mirë Artikuj të përkryer Çmimet Ndryshimet më të fundit Artikull i rastit Dhuroni Komuniteti Kuvendi Portali i Komunitetit Pyetje e Përgjigje Zyra e Ankesave Administrata Ambasadat Livadhi Mjete Lidhjet këtu Ndryshime të ndërvarura Ngarkoni materiale multimediale Faqet e veçanta Lidhja e përhershme Informacioni i faqes Cito artikullin Objekt Wikidata Printo/eksporto Krijo një libër Shkarkoje si PDF Version shtypi Në projekte të tjera Wikimedia Commons Në gjuhë të tjera Afrikaans العربية مصرى Asturianu Azərbaycanca Boarisch Беларуская Български বাংলা Brezhoneg Bosanski Català کوردی Čeština Чӑвашла Dansk Deutsch Ελληνικά English Esperanto Español Eesti Euskara فارسی Suomi Français Gaeilge Galego עברית Hrvatski Magyar Հայերեն Bahasa Indonesia Íslenska Italiano 日本語 Jawa ქართული Қазақша 한국어 Latina Lëtzebuergesch Lietuvių Македонски မြန်မာဘာသာ Plattdüütsch Nederlands Norsk nynorsk Norsk bokmål Occitan Polski Português Română Русский Scots Srpskohrvatski / српскохрватски Simple English Slovenčina Slovenščina Српски / srpski Svenska ไทย Türkçe Українська Tiếng Việt Winaray 吴语 中文 Përpunoni lidhje Kjo faqe është redaktuar për herë te fundit më 27 shkurt 2018, në orën 15:44. Të gjitha materialet që gjenden në këtë faqë janë të mbrojtura nga Creative Commons Attribution/Share-Alike License;. Shiko Terms of Use për më shumë informacione. Rreth të dhënave vetjake Rreth Wikipedia-s Shfajësimet Për celular Programuesit Statistics Cookie statement